Në stadium, me makinat e tifozëve

112

Në Amerikën e Jugut, gjithmonë ka histori të veçanta, të cilat tregojnë se futbolli në atë kontinent është ende popullor dhe jo i milionave.

Ditën e hënë skuadra e njohur argjentinase Rosario Central duhej të luante një ndeshje kampionati në fushën e vet kundër Sarmientos, skuadër që e mbyll kampionatin argjentinas.

Ndeshja ishte e lehtë në letër, por ja që u bë e ndërlikuar për një arsye mjaft të çuditshme: autobusi i skuadrës kishte pësuar defekt dhe nuk i çonte dot nga hoteli tek stadiumi, një distancë jo e vogël, në një qytet prej më shumë se 1 milionë banorësh, transmeton Sportal.

Edhe shërbimi taksi nuk e përballonte dot transportin prej 25-30 personash njerëzish, ndaj ndeshja rrezikonte të mos luhej.

Megjithë, zgjidhja u gjet tek tifozë: pak telefonata dhe drejt hotelit vërshuan makinat e tifozëve, që i morrën futbollistët dhe i dërguan në stadium.

Gjithçka përfekte, si në filma dhe në fund Rosario triumfoi 1-0 me një gol të shënuar në minutën e 11-të, që i’a vlejti të ngjiteshin në krye të tabelës.