Në Spanjë, gjobë për stadiumet bosh

159

Kampionati spanjoll është një ndër tërheqësit më botë, natyrisht për shkak të Barcelonës, Realit e Atletikos, që prej vitesh po luajnë një kampionat më vete, duke luftuar për trofe brenda e jashtë Spanje. Megjithatë, një pjesë e madhe e klubeve të Primeras ka probleme të mëdha financiare dhe rrit ndjeshëm çmimet e biletave, ndaj për pasojë nuk mbush dot stadiumet.

Një gjë e tillë përbën problem të madh për La Ligan, që synon ta shpërndajë markën e vet në gjithë botën për të rritur të ardhurat nga të drejtat televizive. Kjo ka bërë që drejtuesit e La Ligas të mendojnë një zgjidhje të re pë të ulur çmimet e biletave dhe afruar njerëzit në stadiume: çdo klub që nuk mbush ndeshjet shtëpiake mbi 75% të kapacitetit të stadiumit do të gjobitet në mënyrë progresive, ndërsa për ato klube që do të kenë 50% të biletave të pashitura, gjoba do të dyfishohet.

Duhet kujtuar se Premier Liga është kampionati me mesataren më të lartë të shikuesve në Europë (shet 96% të biletave), ndjekur nga Bundesliga (93,1%), La Liga (71,9%) e Ligue 1 franceze (70%), ndërsa Seria A është në gjendje skandaloze, me vetëm 54,1%