Në skuadrën e Kloppit nuk luajnë emrat

137

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se formacionin nuk e përzgjedhë në bazë të statusit të lojtarëve edhe nëse bëhet fjalë për Daniel Sturridge.

Klopp e la anglezin në bankën rezervë në ndeshjen kundër Dortmundit në Europa League, ndeshje e cila përfundoi baras 1:1.

“Të jem i sinqertë, unë i bëjë zgjedhjet dhe nuk bazohem në atë se kush është. Sturridge është shumë i mirë, por ai duhet të jetë 100 për qind në formë”, tha Klopp.