Në prag të finales Dukagjini – Llapi, këta janë fituesit e Kupës së Kosovës që nga paslufta

949

Pas një rrugëtimi të gjatë, erdhi koha për finalen e Kupës së Kosovës në futboll, ku takohen Dukagjini me Llapin.

Ndeshja zhvillohet më 12 maj (e mërkurë), në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Gazeta Olle.

Dukagjini vjen në finale pasi eliminoi Istogun, ndërsa Llapi fitoi me dy takime ndaj Prishtinës.

Finalja e Kupës së Kosovës, mësohet data e takimit mes Llapit dhe Dukagjinit - Njeshi

Ky trofe luan rol të madh, pasi do ta përcaktojë skuadrën e dytë se cila do të luajë në Evropë.

Për të dyja skuadrat finaliste, trofeu i Kupës së Kosovës mungon në sirtarin e tyre, andaj do të ishte një arritje e madhe fitorja eventuale.

Këta kanë fituesit e Kupës së Kosovës që nga paslufta:

1999–00 KF Gjilani
2000–01 KF Drita
2001–02 KF Besiana
2002–03 KF KEK
2003–04 KF Kosova Prishtinë
2004–05 KF Besa
2005–06 KF Prishtina
2006–07 KF Liria
2007–08 KF Vëllaznimi
2008–09 KF Hysi
2009–10 KF Liria
2010–11 KF Besa
2011–12 KF Trepça’89
2012–13 KF Prishtina
2013–14 KF Feronikeli
2014–15 KF Feronikeli
2015–16 KF Prishtina
2016–17 KF Besa
2017–18 KF Prishtina
2018–19 KF Feronikeli 
2019–20 KF Prishtina 
2020–21 KF Dukagjini ose KF Llapi