Në mesjavë finalja e Kupës, Mitrovica – Kosova VR

110

Të mërkurën (më 19 maj) në orën 16:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave, KFF Mitrovica – KFF Kosova VR (P).

Edhe kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, vetëm me pjesëmarrjen e zyrtarëve të klubeve dhe mysafirëve të paraparë me protokollin antiCovid19.

Skuadra e Mitrovicës në sezonin e rregullt ka zë pozitën e parë, duke u shpall edhe kampione e Kosovës. Ndërsa skuadra e Kosova VR ka mbyllur edicionin në vendin e dytë.

/GazetaSheshi/