“Ne luajmë futboll, ndërsa Messi diçka tjetër”

179

Sulmuesi i Boca Juniors, Carlos Tevez, ka folur në një intervistë për bashkombasin e tij tek Argjentina, Lionel Messin, duke e ngritur atë në piadestalin më të lartë, transmeton Gazeta Sheshi.

“Ne luajmë futboll, ndërsa Messi bën diçka tjetër. Loja e Argjentinës dhe Barcelonës ndryshon kur ai është në fushë, i jashëzakonshëm. Nuk do ketë asnjëherë lojtarë si ai”, deklaroi Tevez për TyC Sport.

Tevez ka folur edhe për rikthimin e tij në kampionatin argjentinas të futbollit, deri sa ka theksuar se shpesh herë e mendon se ky ishte një hap i gabuar i tij. Mirëpo, sidoqoftë ai ka oferta të shumta nga Europa dhe mund të rikthehet sërish në kontinentin e vjetër.

/Gazeta Sheshi/