“Ne do të luajmë në plazh”

156

Derbi argjentinas ndërmjet Boca Juniors dhe River Plates është njëri ndër duelet më të zjarrta në botë. Mirëpo për ti hedhur benzinë flakës është përkujdesur presidenti i River Plates, Rodolfo D’Onofrio, i cili ka thumbuar rivalin e tyre të përbetuar, përcjellë informacionin Gazeta Sheshi.

“Presidenti i Boca-s, Daniel Angelici më tha se e kemi dëmtuar fushën me qëllim për të mos zhvilluar lojë të bukur. Ndërkohë që i thash se ne jemi duke u stërvitur në plazh dhe nuk do e kemi problem të luajmë aty”, deklaroi D’Onofrio për Fox Sports.

Këto komente nuk janë pritur aspak mirë nga drejtuesit e Boca-s, të cilët janë ndjerë të ofenduar nga deklarata e D’Onofrio-s, ndërmohë që me këtë rast derbi është nxehur edhe më shumë.

Dueli ndërmjet Boca Juniors dhe River Plates zhvillohet të dielen në ora 21:30 me kohën lokale.

/Gazeta Sheshi/