“Ne do shkojmë në Madrid vetëm për të vizituar qytetin. Tashmë jemi në gjysmëfinale”

167

Dieter Hecking, trajner i skuadrës gjermane Wolfsburg tashmë e quan të mbyllur kualifikimin në Ligën e Kampionëve përballë Real Madrid-it, deri sa skuadra e tij fitoi duelin e parë në shtëpi 2-0, transmeton Gazeta Sheshi.

“Ne do shkojmë në Madrid vetëm për të vizituar qytetin. Tashmë jemi në gjysmëfinale”, tha pas ndeshjes Hecking.

Sigurisht se kjo deklaratë e dhënë nga trajneri gjerman ka qenë si shkas i entuziasmit të madh për shkak të fitores magjike ndaj Real Madrid-it, megjithëse kanë edhe 90 minuta sikurse ndonjë finale për ta zhvilluar.

/Gazeta Sheshi/