Në Angli ende po dyshojnë tek Leicesteri

184

Skuadra surprizë e këtij edicioni në Ligën Premier, e cila po marshon sigurt drejt fitimit të titullit kampion, ka habitur jo vetëm dashamirët e sportit në ishull. Në një artikull të publikuar së fundmni, “The Guardian” shkruan se skuadra nga King Power Stadium mund të dënohet për shkak të rregullit Fair Play Financiar, transmeton Gazeta Sheshi.

Që nga periudha kur klubi kaloi në pronësi të manjatit tajlandez Vichai Srivaddhanaprabha, janë regjistruar një varg parregullsish. Mësohet se presidenti i klubit ka futur para nga xhepi i tij, për të transferuar disa futbollistë, vetëm e vetëm të krijojë një skuadër cilësore dhe kompetitive.

Më saktësisht bëhet fjalë për ngjitjen e Leicester Cityt në Ligë Premier, në sezonin 2013/14, e cila është nën hetim për shkak të disa operacioneve financiare të dyshimta.

Agjencia e lajmeve britanike “The Guardian” raporton se nëpërmjet disa transaksioneve të dyshimta në lidhje me marrëveshje tregtare dhe sponsorizime, Leicester ka arritur të krijojë një bilanc pozitiv, që ndoshta ka qenë fals dhe ka shërbyer vetëm për të evituar problemet me Fair-Play financiar.

Në rast se klubi rezulton fajtor, atëherë ekziston mundësia që të përjashtohet nga kupat e Europës, por mund të dënohet edhe me një gjobë të rëndë.

Çështja është ende nën hetim dhe nuk do të ketë ndonjë ndikim te gara e Leicesterit për titullin kampion

/Gazeta Sheshi/