Në 2017 fillon implementimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore

155

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin për Fondet Pensionale të Kosovës, me te cilin mundësohet zgjerimi i investimeve të mjeteve në letra me vlerë në institucione financiare.

Po ashtu, kjo Qeveri miratoi edhe propozim vendimin për fillimin e mbledhjes së  premiumeve për sigurimin shëndetësor të obligueshëm, për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, e arsyetoi këtë vendim, ku tha se këshilli përgatitor ka konstatuar se janë nxjerrë  të gjitha aktet nënligjore, dhe ky vendim mund të zbatohet nga 1 janari i vitit 2017.

Edhe kryeministri, Isa Mustafa theksoi rëndësinë e këtij vendimi për sigurimet shëndetësore. Ai tha se ky vendim ka përkrahjen e Qeverisë.

Qeveria po ashtu ka miratuar propozim vendimin për shfuqizimin  e Vendimeve të Qeverisë dhe shpërbërjen e Komisionit Ndërministror për Udhëheqjen e projektit për zhvillimin e Brezovicës.

Ministrja e MTI, Hykmete Bajrami tha se janë duke punuar për një plan B për privatizimin e kompleksit Brezovica./KosovaPress/