Ndeshja që i ndryshoi jetën

161

”Është një futbollist jashtëzakonisht i talentuar, mund të luaje me të dyja këmbët dhe mund të luaje në çdo pozitë të sulmit. Është njëri nga lojtarët e rinjë më tërheqës që kam parë ndonjëherë”, u shpreh Sir Alex Ferguson pas përbllajes ndaj Cristiano Ronaldos për të parën herë.

Në vitin 2003, ekipe të mëdha të Europës si Barcelona, Chelsea apo Arsenal, u vunë pas lojtarit të ri Portugez që për të parën herë tërhoqi vëmendjen e emisarëve të klubit nga Manchester, të cilët më vonë tentuan edhe të mbyllin nënshkrimin me të sa më herët që ishte e mundëshme.

Ish trajneri i Liverpool, Gerard Houllier, ishte i pari që pa në aksion Cristianon por nuk rekomandoi nënshkrimin e tij duke e konsidruar atë shumë të ri dhe me cilësi dhe lojë për të përmirësuar. ”E kam parë në turneun e moshave nën 21 vjeç por kishte një pagë shumë të lartë”, siguroi ai.

Kapiteni legjendë i Manchester United, Roy Keane, zbulon se si ndodhi nënshkrimi i Portugezit me klubin Anglez.

Cristiano nënshkruajti për Manchester United në verën e vitit 2003 për shumën e 17,5 milion eurove. Vetëm disa ditë më pas ai me Sporting Lisbon u përball pikërisht me ekipin e tij të ardhshëm, Manchester United. Një ndeshje miqësore të parasezonit me motivin për inagurimin e stadiumit të ekipit nga Lisbona, stadiumin Jose Alvalade.

Në atë ditë, Cristiano shkëlqeu si asnjëherë më parë dhe performanca e tij shtangu edhe vet lojtarët rivalë ashtu si trajnerin Alex Ferguson. ”Pasi përfunduam ndeshjen ndaj tyre javën e shkuar, djemtë nuk kanë ndalur së foluri në dhomat e zhveshjes për të. Dhe gjatë kthimit me aeroplan, më bënin presion për të nënshkruar me të”, siguroi ish-tekniku i Manchester United.

Në këtë përballje (3-1), ekipi Portugez i dha një performancë surprizuese Manchester United me Ronaldon që shfaqi kualitetin e tij me dy asistime dhe një super ndeshje për një lojtarë të moshës së tij. Turpërimi i Joh O’Sheas, mes tjerash, bëri që publiku të ngrihej në këmbë për të dhe pas kësaj ndeshje, ai përfundoi në Manchester United, klub me të cilin zhvilloi një karrierë të shkëlqyer përpara se të transferohej në Real Madrid.