Ndeshja Flamurtari-Kukësi, humb jetën një tifoz. Mbërrin i vdekur në Spital

106

Një tifoz ka humbur jetën ditën e sotme, teksa kishte shkuar që të ndiqte ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, Flamurtari-Kukësi.

Sipas burimeve ai është M.S. 42 vjeç dhe ka mbërritur në Spital i pajetë. Dyshohet se tifozi është rrëzuar teksa largohej nga stadiumi dhe është përplasur me kokë në trotuar duke humbur ndjenjat. Ai është dërguar nga Policia në Spital, por i pajetë.