Ndërron jetë Mona, nëna e Adelina dhe Zanfina Ismailit

243

Mona Ismaili, e njohur si një prej femrave të para që u tregua e suksesshme si menaxhere, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër. Mona, vetëm pak muaj më parë u diagnostikua me kancer.

Mona ka qenë nëna e motrave Ismaili, këngëtareve Adelina dhe Zanfina Ismaili, dhe vajzës tjetër, Ema Ismaili. Ajo ka menaxhuar me karrierat e dy vajzave të saj për vite të tëra.