Nderim Nexhipi provokon rëndë Tiranën (FOTO)

306

Nderim Nexhipi, ish lojtar i skuadrës së Partizanit ka gjetur kohë të tallet me rivalin e përjetshëm të demave të kuq, Tiranën. Mesfushori nga Maqedonia ka publikuar një fotografi thumbuese në profilin e tij zyrtar, derisa shihen dy minj duke diskutuar me njëri tjetrin, transmeton Gazeta Sheshi.

Minjtë janë sinonim i ironizimit që tifozët e Partizanit i bëjnë për tifozët rival të Tiranës, derisa në këtë imazh shihen duke folur për filmin “50 Shades of Nexhipi”, që sipas tyre është rrezik të flasësh për Nexhipin.

Kujtojmë që Nexhipi ishte ankth i tmerrshëm për tifozët bardh e blu, pasi ka arritur ti realizojë disa herë gol dhe ti dhurojë fitoren skuadrës së tij në ndeshjen më të rëndësishme të vitit.