Nderim Nexhipi emërohet drejtori sportiv te Ballkani

251

Ish-futbollisti, Nderim Nexhipi, është emëruar drejtor sportiv i Ballkanit, shkruan Gazetasheshi.com.

Nexhipi i cili së fundimi ka ndarë rrugët me kabinetin drejtues të Kukësit, tani ai zejën e drejtorit sportiv do ta ushtroj të skuadra nga Suhareka.

Ndërsa në këtë klub kontribut ka hyrë për të dhënë edhe afaristi nga Suhareka, Shyqyri Hoxha, i cili përvojën e të bërit biznes dëshiron ta kultivoj në skuadrën e Ballkanit.

Postimi i plotë:

Afaristi i mirënjohur Suharekas Shyqyri Hoxha – Lindi, ka vendosur qe përvojën e tij të berit biznes ta kultivoj dhe të instalojë në klubin tonë. Lindi dhe klubi janë dakorduar që s’bashku duke gërshetuar ndërmarrësin dhe sportin të qojnë klubin në nivele të larta, gjithashtu duhet të cekim se Lindi me shume shok e kan mbajtur për vite me radhe.
Lindi nga sot do të ushtroj detyrën e drejtorit menaxhues.

Ndërsa,në krahë të Lindit për çështje sportive do të jetë emri i njohur mbarëshqiptar si futbollist dhe punëtor sportiv nëpër shumë klube rajonale dhe Europiane. Mirësevjen Nderim Nexhipi, në cilësi të Drejtorit Sportiv.

/Gazeta Sheshi/