Ndahet nga jeta legjenda e Real Madrid-it

140

Pedro de Felipe, nuk jeton më. Mbrojtësi legjendar i skuadrës mbretërore Real Madrid ka ndërruar jetë në mëngjesin e së martës në moshën 71-vjeçare.  Felipe ishte njëri ndër lojtarët kryesorë të skuadrës madriliene në fitimin e Kupës së gjashtë europiane në Bruksel në vitin e largët 1966. Ai fitoi gjithashtu pesë kampionate spanjolle dhe një kupë, transmeton Gazeta Sheshi.

Së bashku me futbollistët: Araquistain, Pachin, Sanchis, Pirri, Amancio dhe Paco Gento, kanë formuar një gjeneratë të artë e cila ka dominuar futbollin spanjoll dhe atë europian në vitet e 60-ta.

Mbrojtësi i njohur me nofkën “Ye-ye” ka qenë edhe reprezentues i kombëtares spanjolle. Ndërkohë, karrierën e tij futbollistike e mbylli tek skuadra katalunase, Espanyol.

/Gazeta Sheshi/