NBA, Spurs në histori njësoj si Celtics të Larry Bird

173

Në mbrëmjen e parafundit të sezonit të rregullt në NBA-in amerikan u luajtën pesë ndeshje. Mes tyre spikat fitorja në kohën shtesë e San Antonio-s ndaj Oklahoma City Thunder me rezultatin 102-98.

Fitorja e 40-të në 41 ndeshje në shtëpi për Spurs, që barazojnë në këtë mënyrë rekordin e Boston Celtics të Larry Bird në sezonin 1985-’86. Vetëm Golden State Warriors ka arritur të fitojë në këtë edicion në AT&T Center.

Pavarësisht se Oklahoma City Thunder mbajti pushim yjet e skuadrës, Durant dhe Ëestrbook, fitorja e San Antonios nuk ishte aspak e lehtë. Lojtarët rezervë të miqve luajtën një ndeshje mjaft të mirë ku Dion Ëaiters realizoi 17 pikë. Në kohën shtesë, vendimtar për Spurs ishte Leonard, që e mbylli sfidën me 26 pikë në total.

Gjithçka e lehtë për Los Angeles Clippers, që shkatërruan 110-84 i Memphis Grizzlies dhe regjistruan suksesin e gjashtë radhazi, prej rikthimit në parket të Blake Griffin.

Sukses i lehtë edhe për Toronto Raptors, që triumfoi me shifrat 122-98 Philadelphia 76ers dhe fitoi vendin e dytë në Konferencën e Lindjes. Përballë ekipit kanadez në turin e parë të fazës play-off do të jetë Indiana Pacers, që siguroi vendin e gjashtë në renditje, pas fitores 102-90 ndaj Neë York Knicks.

 

Miami vazhdon garën për vendin e tretë, pas fitores 99-93 përballë Detroit Pistons. Heat duhet të fitojnë edhe në sfidën e fundit në Boston, për të hipotekuar këtë pozicion.