NBA: Gjuajtje për katër pikë dhe mbajta e topit 30 sekonda, ja si ndryshojnë rregullat

270

Presidenti i skuadrës amerikane New York Knicks, Phil Jackson, ka propozuar disa ndryshime rrënjësore në lojën e basketbollit në NBA, përcjellë Gazeta Sheshi nga Marca.com.

“Përse të mos ketë linjë të veçantë për gjithë ata basketbollistë që gjuajnë nga largësia 10,67 metra? Herët apo vonë këto gjuajtje do të kushtojnë katër pikë, kështu që propozoj të futet kjo rregull në fuqi”, ka deklaruar Jackson.

Ai gjithashtu pati edhe një kërkesë të veçantë, derisa propozoi edhe zgjatjen e aksionit prej 24 sekondave.

“Zgjatja e aksionit prej 30 sekondave, u mundëson skuadrave të luajnë më fort në mbrojtje, derisa në sulm lojtarët duhet të mendojnë për të gjetur zgjidhje më shumë”, përfundoi ai.

/Gazeta Sheshi/