NBA, Chicago Bulls rrezikon playoffin

108

Reggie Jackson shënoi 22 pikë, ndërsa Tobias Harrias i shtoi 21 të tjera duke ndihmuar Detroit Pistons që të fitonin 94-90 ndaj Chicago Bulls në NBA, me skuadrën nga Michigani që vazhdon të jetë në garë për një vend në play off. Në “United Center” të Illinois Bulls, që gjithashtu kërkojnë një vend në raundin tjetër pas sezonit të rregullt e nisën përpara takimit duke marrë kryesimin 11-8 falë dhe goditje të sakta të Pau Gasol, që e mbylli takimin me 16 pikë dhe 14 rebounds.

Në pushim vendasit vajtën me një epërsi +1 për rezultatin 27-26. Në fillimin e periodës së dytë, Maruc Morris shënoi një 3 pikësh duke i dhënë kryesimin 34-31 Pistons. Jimmy Butler arriti të shkurtojë rezultatin në 35-37 për Bulls, ndërsa në fundin e pjesës së parë rezultati shënonte 46-45 për miqtë. Reggie Jackson ngriti epërsin në +3 ndërsa dhe Pistons kontrolluan këtë fraksion duke mbyllur periodën e 3-të me rezultatin 70-65.

Mirotic shkurtoi diferencën në 70-68 me një goditje të saktë për 3 ndërsa Aaron Brooks përmbysi shifrat në favor të Bulls 74-72. Gjithsesi Detroit mori menjëherë masat duke vajtur në 79-75. Epërsia prej 4 pikësh u ruajt deri në fund, me Detroit që fitoi 94-90 duke qenë për momentin në vendin e 7-të në klasikim ndërsa Chicago rrëshket në vendin e 9-të.