Navas mbetet pa rekord

128

Keylor Navas nuk ka mundur të rezistojë më, deri sa është mposhtur në duelin e çerekfinales së parë përballë Wolsfsburg në Ligën e Kampionëve, duke e harruar kështu rekordin e pathyeshmërisë në garën më prestigjioze europiane, transmeton Gazeta Sheshi.

Goli i Ricardo Rodriguez në minutën e 18-të nga penaltia i dha fund serisë prej 738 minutash pa pranuar gol. Rekordin vazhdon ta mbajë gardiani gjerman Jens Lehmann me 853 minuta. Ndërkohë një penalti mjaft e dyshimtë e Casmiros ndaj Schurle është konvertuar në gol nga Rodriguez, duke mos i dhënë asnjë gjasë Navasit për të vazhduar me rekordin e tij.

/Gazeta Sheshi/