Napoli-Verona mbyllet me këtë rezultat

144

Napoli iu është afruar përsëri Juventusit në 6 pikë, pas fitores 3:0 ndaj Veronës, me golat e Manolo Gabbiadini, Lorenzo Insigne dhe Jose Maria Callejon.

Jugorët fituan 3-0 një ndeshje që nuk hasën shumë probleme, aq sa zgjidhën gjithcka që në pjesën e parë, me Gabbiadinin që zëvendësoi më së miri Higuain duke finalizuar në minutën e 33-të.

Para pushimit, Verona mbeti me 10 vetë pas daljes me të kuq të Saoprayen që shkaktoi dhe 11-metërsh duke I dhënë mundësinë Insgines që të siguronte rezultatin nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë Napoli thelloi më tej shifrat me Callejon që shënoi golin e 6-të në kampionat, për rezultatin përfundimtar 3-0.