Napoli ka diçka për Higuainin

179

Agjenti i Gonzalo Higuainit ka thënë se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ishte i lumtur me shitjen e sulmuesit te Juventusi për një shumë rekorde.

Higuaini është lojtari i tretë më i shtrenjtë në historinë e futbollit pasi kompletoi transferimin te Juve për 75.3 milionë funte. Pas transferimit argjentinasi ishte quajtur “aktor” nga drejtori i Napolit, por agjenti i sulmuesit ka thënë se shefi i napolitanëve është aktor.

“Aurelio De Laurentiis tha se Gonzalo është një aktor i mirë. Por them se presidenti i Napolit është një aktor i mirë”, ka thënë agjenti dhe vëllai i Higuainit, Nicolasi.

“Mendoj se presidenti i Napolit ishte i lumtur që fitoi 90 milionë euro nga Juventusi. Për Gonzalon, Juve është sfidë, sepse ka mundësi që tani të luftojë për Scudetto dhe Ligën e Kampionëve. Secili person në këtë lojë mbron interesat e tij”.