Nainggolan bën shaka me Pogban dhe Ronaldon që larguan shishet nga konferenca për shtyp

456

Mesfushori i Cagliarit, Radja Nainggolan ka bërë shaka lidhur me Paul Pogba dhe Cristiano Ronaldo që larguan shishet e Coca-Cola dhe Heineken në konferencë për shtyp në “Euro 2020”.

Ronaldo largoi dy shishe te Coca-Colas derisa, duke iu sugjeruar gazetarëve dhe tifozëve të pinë ujë, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, Pogba, që është praktikues i fesë myslimane, e bëri dje të njëjtin veprim duke hequr birrën e Heineken.

Mesfushori i Cagliarit, Radja Nainggolan nuk harxhoi kohë dhe bëri shaka me Pogban dhe Ronaldon në Instagram.

33-vjeçari bëri një foto montazh duke pretenduar se në konferencë për shtyp janë disa shishe me alkool dhe shkruan: Të qeshim.

Para tri viteve, Nainggolan postoi një video duke pirë duhan dhe pije dhe u dënua nga Roma, që ishte klubi i tij atë kohë.

Nainggolan ka kontratë me Interin, por Cagliari synon ta mbajë në skuadër.