Nadal ia bën sefte në “Barcelona Open”, fiton turneun

138

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, ka triumfuar për herë të nëntë në karrierë në turneun e ‘Barcelona Open’, pasi mposhti në finale 2:0 me sete japonezin Kei Nishikori.

Nadal setin e parë e fitoi 6:4, derisa iu desh të djersitej më shumë në të dytin, për të triumfuar në fund me rezultat 7:5.

Ai dominoi këtë turne nga viti 2005 deri në atë 2009 dhe nga viti 2011 deri në vitin 2013, për t’u rikthyer tani në vitin 2016, duke triumfuar kështu për herë të nëntë në karrierë në ‘Barcelona Open’.