Mustafa: Punësuam rreth 18,000 vetë

111

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa edhe një herë është ndalur te të arriturat e qeverisë që drejton, duke thënë se kanë realizuar 90% të objektivave të parapara për vitin 2015.

Ja postimi i plotë i Mustafës në facebook:

“Miq të nderuar,

Qeveria që unë drejtoj, përmblodhi dje rezultatet e punës për vitin 2015. Analizat argumentojnë se Qeveria ka realizuar ndërmjet 85% deri në 90% të objektivave të parapara për vitin 2015.

• Rritja ekonomike prej mbi 3.6% më e madhja në regjion;

• Të punësuar rreth 18,000 vetë.

• Buxheti stabil, janë përmbushë detyrimet buxhetore.

• Fillimi I operimit të bizneseve për 27.5% më I lirë.

• Rritja mesatare e pagave 6%, rritja e ndihmave sociale 25%, rritja e fondeve për shtyllat e pensioneve kontributdhënës mbi 30% dhe implementimi i pensioneve për veteran të UÇK-së.

• Është nënshkruar MSA, jemi ranguar të përfitojmë qindra miliona dollar nga MCC (Korporata e Sfidave të Mileniumit të SHBA), jemi në prag të fillimit të ndërtimit të Kosovës së Re.

• Është aprovuar Programi I Reformave Ekonomike, Strategjia Kombëtare Zhvillimore, ka filluar të implementohet Ligji për faljen e borxheve publike deri në fund të vitit 2008, me ligj është themeluar Fondi për garantimin e kredive për NVM-të, është në procedurë Ligji për Investime Strategjike

• Qeveria gjatë vitit 2015 ia ka proceduar Kuvendit 80 projektligje.

Kushtet dhe rrethanat në të cilat kemi punuar i dini vet. IM”