Mustafa: Opozita nuk ka të drejtë të flasë në emër të qytetarëve

142

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar takime me sindikata, shoqërinë civile, mediat dhe bizneset, sic thotë ai, për të parë disponimin e tyre sa i përket gjendjes aktuale.

Ai thotë të ketë vërtetuar se disponimi i tyre ishte se kauzat e opozitës nuk qëndrojnë dhe ata janë kundër gurëve, molotovit dhe gazit lotsjellës që po i përdor opozita për të protesuar. E aq më pak, sipas tij, opozita ka të drejtë të flasë në emër të qytetarëve. “Askush nuk e ka në pronësinë e vet që ai të dalë në emër të qytetarëve ose në emër të të rinjve dhe të thotë se ata mendojnë kështu. Ja ku janë të rinjtë këtu, këta mund të flasin në emër të tyre dhe të thonë se çka mendojnë këta për Kosovën, për shtetin e Kosovës dhe për ardhmërinë e tyre. Ne jemi të detyruar t’i dëgjojmë”, ka thënë Mustafa pas takimit me Këshillin Qendror të Veprimit Rinor.

Në një postim të tij në Facebook, Kryeministri Mustafa i ka bërë thirrje qytetarëve që të “demonstrojnë pjekurinë karakteristike kosovare dhe refuzimin estetik që ka lënë trashëgimi Presidentii Rugova, ndaj tendencave eventuale pëe të përvetësuar Festa e Sheshe për interesa të ngushta politike.