Mustafa: Me askënd s’do të bisedojmë për pronën e Kosovës

274

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar se nuk do të bisedohet me askënd për pronat e Kosovës.

Duke i komentuar deklaratat e kryeministrit të Serbisë Aleksander Vuçiq,i cili dje në veri të Kosovës tha se për Trepçën do të bisedohet në Bruksel, Mustafa tha se për pronën do të vendoset në Kosovë dhe se prona e Kosovës, nuk do të dialogohet me askënd.

Ndërsa sa i përket vizitës së Vuçiqit në veri dhe Gazivodë, ku dhe ka deklaruar se këto por edhe Trepça janë prona të tyre, Mustafa tha se nuk i jep rëndësi deklaratave të tilla ditore e të rastësishme

E duke folur për vendimin e Gjykatës Kushtetute, sipas së cilës zgjedhja e presidentit Hashim Thaçi është bërë në pajtim me Kushtetutën e vendit, Mustafa tha se një vendim i tillë ishte i ditur, pasi që nuk ka pasur asnjë shkelje në këtë proces.

Këto deklarata ai i ka bërë gjatë një vizitë në Telekomin e Kosoëvs ku është takuar me kryeshefin Agron Mustafa./KosovaPress/