Muriqi e Strakosha startojnë për Lazion, mungon Vojvoda te Torino

111

Vedat Muriqi luan përsëri nga minuta e parë me Lazion. Sulmuesit kosovar i është dhënë edhe një mundësi tjetër nga trajneri Simone Inzaghi kundër Torinos.

Kujtojmë se Muriqi e nisi nga fillimi edhe derbin kundër Romës por u largua nga loja në fillim të pjesës së dytë.

Në përbërjen bazë është edhe portieri shqiptar Thomas Strakosha, ndërsa te Torino nuk luan nga fillimi mbrojtësi Mërgim Vojvoda.

Këto janë formacionet zyrtare.

Lazio (3-5-2): Strakosha; Marusic, Luiz Felipe, Radu; Lazzari, Akpa Akpro, Lucas Leiva, Luis Alberto, Fares; Immobile, Muriqi. All.: Simone Inzaghi.

Torino (3-5-2): Sirigu; Izzo, Nkoulou, Bremer; Singo, Rincon, Mandragora, Lukic, Ansaldi; Sanabria, Belotti. All.: Davide Nicola.