Munishi tregon se pse ia vendosi djalit të tij emrin Diego

257

Trajneri i njohur kosovar dhe aktualisht i Gjilanit, Ismet Munishi ka treguar se pse djalit të tij i ka vë emrin, Diego.

Munishi është një tifozë i flaktë i veprës së legjendës argjentinase, Diego Maradonas, shkruan IndeksOnline

Kështu, në një intervistë për ‘ATV’, Munishi tregoi se pse kishte vendosur t’ia vë emrin Diego djalit të tij.

“Kam vendos me ia lanë emrin Diego, për arsye se Diego Maradona është për mendimin tim lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe e kam pas idoll që nga fëmijëria. Është një nga futbollistët që i ka dhënë shumë futbollit. Brenda fushës ai ka qenë më i madhi”, tha Munishi për ATV.

VIDEO: