Munishi thumbon indirekt Feronikelin dhe skuadrat tjera

160

Ismet Munishi, trajneri i skuadrës së Hajvalisë e ka marrë përgjegjësinë e plotë për disfatën e pësuar në Prizren nga Liria 3-0, mirëpo ai ka thumbuar në mënyrë indirekte skuadrën lidere për momentin në Raiffaisen Superligë, duke thënë se skuadra e tij nuk ka nevojë të investojë në gjyqtar dhe në premia për skuadrat tjera, raporton Gazeta Sheshi.

“Sot humbëm, mirëpo nuk ishte gjithçka bardh e zi. Skuadra e Lirisë luajti mirë dhe prandaj e merituan fitoren. Kjo humbje nuk do të thotë asgjë pasi ka shumë ndeshje deri në fund, mirëpo dua ta theksoj se skuadra ime do ti fiton ndeshjet me meritë dhe me djers, sikurse i ka fituar deri tash. Do të fitojmë pa kalkulime dhe nuk do të investojmë në refer, nuk do të japim premia për ekipet tjera”, tha ai pas ndeshjes për ‘Super Sport’.

Humbja në “Përparim Thaçi” e zbret skuadrën e Hajvalisë në pozitën e dytë me 44 pikë, tre më pak se Feronikeli që tani kryeson kampionatin me 47 pikë.

/Gazeta Sheshi/