Munishi: Më vjen keq për Vushtrrinë

166

Megjithëse skuadra e tij aktuale Hajvalia rigjeti sërish rrugën e fitores, trajnerit Ismet Munishi po i vije keq për ish-skuadrën e tij, Vushtrrinë, e cila ndodhet në këtë gjendje, megjithëse sot e kishte për detyrim fitoren.

“Sinqerisht më vjen shumë keq për Vushtrrinë e cila ndodhet në këtë gjendje. Unë kam punuar në këtë klub dhe është e vështirë ta shohësh në këtë situatë. Megjithatë ky është futbolli dhe ne duhet të jemi profesionist”, deklaroi Munishi pas lojës për mikrofonat e Super Sport Kosovës, transmeton Gazeta Sheshi.

Ndërkohë i pari i shtabit teknik te Hajvalia sqaroi edhe zëvendësimin e Liridon Lecit, i cili ishte njëri ndër më të mirët në fushë gjatë duelit ndaj Vushtrrisë.

“Leci është njëri ndër lojtarët kryesorë në skuadrën tonë. Është një mbrojtës i cili ka realizuar shumë gola këtë sezonë, mirëpo ai e ka një defekt, pasi që është temperament. Vendosa ta zëvendësoja duke dashur ta ruaj dhe ta qetësoj paksa, megjithëse ishte duke luajtur shumë mire”, potencoi Munishi që gjithashtu u shpreh i lumtur për dy golat e Serginhos, që më në fund gjeti rrugën drejt rrjetave.

/Gazeta Sheshi/