Munishi: Kemi skuadër fantastike, po të kishim më tepër pikë do flisnim ndryshe!

833
Ismet Munishi, kryetrajner i SC Gjilanit | FOTO: Lumi HD

Gjilani po vazhdon shkëlqimin nën drejtimin e Ismet Munishit. ‘Kuqebardhët’ kanë marrë fitoren e radhës, derisa në kuadër të xhiros së 28-të e kanë mposhtur në shtëpi skuadrën e Feronikelit me rezultat 1-0, raporton Gazetasheshi.com.

Shefi i shtabit teknik i kësaj skuadre është ndarë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, derisa ka vlerësuar lartë paraqitjen e Enea Koliqit.

“Shumë i kënaqur me lojën dhe rezultatin. Krijuam shumë raste për shënim, por bëmë disa gabime për shkak të rritjes së intensitetit të lojës, megjithatë ne duhet të mësohemi të rrisim tempon e lojës dhe të gjejmë qetësinë para portës. Ne duhet të mundohemi të shënojmë një gol, sepse kur në portë e ke Enea Koliqin është problem ta humbasësh ndeshjen”, deklaroi fillimisht Munishi.

Ismet Munishi duke përqafuar Enea Koliqin pas ndeshjes ndaj Feronikelit 1-0 | FOTO: Lumi HD

Më pas i pari i ‘kuqebardhëve’ foli edhe për objektivat e klubit për ndeshjet e mbetura të kampionatit.

“Ne do të mundohemi ta rrisim konkurencën pasi që konkurenca sjell kualitetin dhe besoj që do të krijojmë një skuadër të fuqishme. Kemi një skuadër fantastike dhe me shumë karakter. Të ju them të drejtën është mëkat që jemi jashtë objektivave, të kishim pak më tepër pikë, pasi që do të bënim gjëra të mëdha”, përfundoi Munishi.

Gjilani mbetet në pozitën e katërt të renditjes tabelare por tashmë me 43 pikë.

Në ndeshjen e radhës “Skifterat” luajnë sërish në shtëpi, derisa e presin skuadrën e Llapit.

/Gazeta Sheshi/