Munishi: Duket se kemi një kampion të ri, ajo është Prishtina

236

Ismet Munishi e ka pranuar që Prishtina do të jetë kampion i ardhshëm i Kosovës.

Pritja e kryeqytetasve për titullin e kampioni do të marr fund pas tetë vjet pritjesh.

Trajneri i Gjilanit, ka thënë se Prishtina ishte më e mirë se dy rivalët e saj Drita dhe Ballkani, në fazën finale të kampionatit.

“Në bazë të formës së treguar, ka treguar formë më stabile se rivalët, duke i mposhtur të dy rivalët direkt”.

“Në të vërtet nga fundi i kampionatit ka treguar seriozitet. Nga dy ndeshjet ju duhet një pikë. Mendoj që nuk do ta neglizhojnë”.

“Siç duket e kemi kampionin e ri pas tetë vitesh, skuadrën e FC Prishtinë”, ka thënë Ismet Munishi në emisionin “Ekipi A” në ATV.

Prishtina aktualisht ka 75 pikë, pesë më shumë se Drita që ka 70 pikë.