Mungesa e Ronaldos, Reali ndryshon formacionin për Superkupë

247

Mungesa e Cristiano Ronaldos ka bërë që trajneri Zinedine Zidane të mendoj për një formacion ndryshe nga ai i zakonshmi.

Rreshtimi për ndeshjen e Superkupës së Evropës pritet të jetë 4-4-2. Real Madridi do të luajë me Sevillën me 9 gusht.

Karim Benzeman do të luajë në sulm, i përkrahur nga i kthyeri Alvaro Morata, shtruan Marca.

Në këtë ndeshje mund të mungojë edhe Gareth Bale, ndërsa mesfusha pritet të përbehet nga Modric, Casemiro, Isco e Kross.

Kovacic mund të zëvendësoj njërin nga Kross- Modric nëse nuk janë gati.