“Mungesa e Gashit po ndikon negativisht te Ballkani”

444

Trajneri i njohur kosovar dhe analisti në emisionin sportiv “2me1” në RTV 21, Besnik Kollari, ka vlerësuar lartë rëndësinë e mesfushorit Kushtrim Gashi për Ballkanin.

Në emisionin e mbrëmshëm, Kollari tha se mungesa e Gashit është një prej arsyeve se pse Ballkani mund të mbetet pa Evropë këtë edicion.

“Është një detaj që mendoj se ka bërë diferencën te Ballkani. E kam fjalën për mungesën e Kushtrim Gashit, i cili është një futbollist që ndikon shumë pozitivisht te skuadra e Ballkanit, sidomos në aspektin defanziv”, deklaroi Kollari.

“Gashi është lojtar që ndërprenë shumë aksione të kundërshtarit dhe fillon aksione të reja për skuadrën e tij, këtë e pamë edhe në takimin ndaj Dritës”.

“Për këtë arsye, mendoj që Gashi e meriton të përmendet më shumë në futbollin vendor”, shtoi ai.

Pas barazimit me Dritën, Ballkani mbetet në pozitën e tretë në klasifikimin e Superligës me 68 pikë.