Mrekullia e pyllit blu në Belgjikë (FOTO LAJM)

144

Hallerbos është një pyll i veçantë në Belgjikë, i cili ndryshe njihet si “Pylli Blu”, që ka nisur të tërheqë qindra vizitorë në ditë. Çelja e zymbylave, një lule ngjyrë blu, ka mbushur 300 hektar tokë në këtë pyll, i cili tani ngjason sikur është veshur me një tapet ngjyrë blu, duke i dhënë pyllit një pamje magjike, që tërheq vizitorë nga mbarë bota.

Kanë qenë vizitorët ata që përmes fotove të realizuara në pyll, që duke i publikuar në mediat sociale, e kanë bërë këtë pyll të famshëm në të gjithë botën.

Studentët Chau Tran dhe Diem Nguyen, që studiojnë në Ghent dhe Antëerp, po vizitojnë këtë park të mahnitshëm. “Ajo u zgjua në 4 të mëngjesit dhe unë u zgjova në 5 sepse ishim të bindur se në orët e para të mëngjesit atje ka zogj që cicërojnë dhe aroma e luleve është edhe më e bukur. Ndaj erdhëm që në mëngjes” tha Tran.

Zymbylat çelin në Hallerbos për shkak të lagështisë së tokës, pasi ajo nuk thahet shumë shpejt. Klima e Belgjikës është optimale për lulet, pasi as dimri nuk është shumë i ftohtë.

Vizitori belg Julien Ceuppens tha se në Belgjikë të gjithë flasin për pyllin. “Tani të gjithë vijën këtu, të gjithë duan të vijnë. Të gjithë flasin rreth tij, ndaj duhet vizituar” tha ai.

Lulet do të vazhdojnë të mbushin këtë park të jashtëzakonshëm, së paku edhe për këtë javë për shkak të kushteve të duhura atmosferike ndaj autoritetet i bëjnë thirrje vizitorëve të nxitojnë për të shkuar atje sepse deri vitin tjetër, kjo pamje nuk do të jetë më.