Mourinho vendos përfundimisht për Januzajn

270

Mesfushori i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, nuk është në planet e trajnerit të ri Jose Mourinho për sezonin 2015-16.

Sipas “Daily Mail”, trajneri i ri i klubit ka vendosur që nëntë futbollistë janë të lirë të largohen në formë huazimi, ndërsa katër prej tyre mund të largohen edhe me kontrata permanente.

Në listën e futbollistëve që mund të largohen me kontrata të përhershme është edhe Adnan Januzaj që raportohet se po kërkohet me ngulm nga Sunderlandi. Sunderlandi tani për trajner ka David Moyesin, ish-trajner te Unitedi kur edhe Januzaj shkëlqente te “Djajtë e Kuq”.

Bastian Schweinsteiger, Timothy Fosu-Mensah, Andreas Pereira dhe James Wilson mund të huazohen nga klubi, ndërsa Januzajt, Will Keanet, Tyler Blackettit e Paddy McNairit u është thënë se mund të largohen edhe me kontrata të përhershme.