Mourinho merr një propozim interesant për punë (FOTO)

130

Manchester United nuk do ta ketë lehtë për të marrë në krye të skuadrës Jose Mourinhon, pasi tashmë ata kanë edhe konkurrencë.

Djajtë e kuq e duan ish-trajnerin e Chelseat në Old Trafford nga sezoni i ardhshëm, mirëpo akoma nuk kanë bërë ende asnjë ofertë zyrtare.

Federata e Sirisë është treguar më e shpejtë dhe dëshiron portugezin për të drejtuar përfaqësuesen siriane.

237108
Ata duan që Mourinho të udhëheqë kombëtaren e tyre drejt Kampionatit Botëror 2018. Një letër zyrtare tashmë ka shkuar në adresë të agjentit të portugezit, Jorge Mendes.

Do të ishte një vendim i pabesueshëm nëse “Special One” do të pranonte këtë ofertë.