Mourinho ka oferta me bollëk

169

Jose Mourinho ka bërë të ditur se nga sezoni i ardhshëm do të rikthehet përsëri në stol.

Ish trajneri i Chelseat e Real Madridit, Jose Mourinho, ka bërë të ditur se ka shumë oferta nga klube të ndryshme dhe se nga sezoni i ardhshëm do të rikthehet përsëri të menaxhojë një klub.

“Unë mund të ju garantojë se do të rikthehem të punojë sërish këtë verë”, ka thënë Mourinho.

“Kam oferta të mira në tavolinë. Në fund të këtij sezoni do të mësoni më shumë për të ardhmen time”, ka shtuar Mourinho.

“Dua të shkojë në një klub ku me të vërtetë më duan. Dua të punojë me një klub që ka perspektiva të mëdha. Në një ligë ku objektivat nuk janë të lehta për t’u arritur”, përfundoi portugezi.