Mourinho dëshiron të marrë “djalin” e tij tek Manchester United

163

Manchester United është duke përgatitur ardhjen e Jose Mourinho-s, në krye të shtabit teknik, derisa ky i fundit është duke bërë gati listën e lojtarëve që do ti transferojë në Old Traford. Ardhja më e madhe konsiderohet të jetë mbrojtësi francez Raphael Varane, të cilin Mou e konsideron si “djalin” e tij, transmeton Gazeta Sheshi.

Varane ditë më parë deklaroi se është i interesuar të luajë në çdo ndeshje, derisa pas largimit të Jose Mourinho-s nga Real Madrid-i, nuk arriti asnjëherë të bindë pasuesit e tij për një vend të titullarit.

Ndërkohë, Mourinho e ka njërin ndër lojtarin e tij të preferuar, me ç’rast do tentojë me çdo kushtë ta marrë me vete mbrojtësin e ri francez tek United.

/Gazeta Sheshi/