Mourinho afër shkarkimit, Tottenham gjen zëvendësuesin adekuat

513

Julian Naglesmann është prioriteti kryesor i Tottenhamit për të zëvendësuar Jose Mourinhon nëse vendosin ta shkarkojnë këtë të fundit.

Edhe pse është sezoni i tretë, Tottenham është jashtë garës dhe ndoshta nuk do sigurojnë as pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht, që Mourinho i ka kthyer dyshen sulmuese Harry Kane dhe Heung-Min Son në të pandalshëm, tifozët janë duke e kritikuar shkaku i rezultateve negative.

Në rast që vërtet, Tottenham dështon të kualifikohet për Ligën e Kampionëve, Mourinho pritet të shkarkohet nga stoli i Spurs.

Sipas Telegraph, presidenti Daniel Levy është duke shpresuar që Mourinho ta rikthejë situatën nën kontroll, mirëpo ka gjetur edhe pasuesin.

Bëhet fjalë për trajnerin e RB Leipzigut, Julian Nagelsmann që ka rikthyer klubin gjerman në një skuadër të frikshme.

Sidoqoftë, Nagelsmann vëzhgohet edhe nga Real Madridi, që e shohin si pasuesi i Zinedine Zidane dhe nuk dihet nëse është i interesuar që të bëhet trajner i skuadrës londineze.