Morina i kënaqur me fitoren, por paralajmëron futbollistët e tij!

534
Arbnor Morina, kryetrajner i KF Arbëria

Arbëria ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Ballkani (3-2) dhe vazhdon të mbetet gjallë me shpresën për të mbijetuar, shkruan Gazetasheshi.com.

Kryetrajneri i kësaj skuadre, Arbnor Morina ka mbetur i kënaqur nga kjo fitore, por ka paralajmëruar futbollistët e tij, se kanë edhe tri ndeshje për t’i zhvilluar.

“Duhet me e thanë atë që më flenë në shpirt, në Suharekë është kënaqësi të luash gjithmonë, në një ambient të mirë dhe kundër një ekipi që ka bërë revolucion në futbollin tonë. Si duket ne kemi qenë më pak të ngarkuar dhe e kemi shfrytëzuar këtë rast. Ne po tregojmë një papjekuri në lojë, sepse kur po kemi rezultat si vendas ne po pësojmë, mandej po fitojmë si mysafir”.

“Kemi disa lojtarë të lënduar dhe disa lojtarë me kartonë, mirëpo ajo që e ka karakterizuar Arbërinë nga fillimi është se të gjithë e japin 100% e tyre dhe mundohen në mënyrën më të mirë me i mbrojt ngjyrat e klubit. Për sot mund të them që edhe fati ke me neve”, ka deklaruar Morina pas ndeshjes.

Arbëria me këtë fitore ngritet në kuotën e 36 pikëve dhe kalon Trepçën ’89 në renditjen tabelare. Tashmë lipjanasit ndodhen në zonën që i siguron ndeshjen e barazhit.

May be an image of text that says 'Overall Top Scorers Home TEAM Away Form 1. Prishtina MP 2. G PTS Drita 33 3. 59:20 72 FC Ballkani 33 53:27 69 Gjilani 33 5. 69:37 67 33 Drenica 35:33 48 KF Llapi 33 7. 32:42 41 Feronikeli 33 45:52 39 Arberia 33 39:32 38 Trepca 89 33 10. 38:53 36 FC Besa 33 31:48 36 33 25:82 12'

Në xhiron e radhës skuadra e Arbërisë takohet me Drenicën në shtëpi.

/Gazeta Sheshi/