Morgan Freeman bëhet zëri i navigimit GPS në Londër

194

Nuk ka asnjë dyshim se aktori Morgan Freeman ka një nga zërat më të mirë të të gjitha kohërave dhe kjo vihet re në secilën paraqitje të tij, qoftë kur luan rolin e presidentit apo thjesht kur pranon një çmim. Dhe, po të mos ishte aktor ai sigurisht do të hynte në biznesin e navigimit GPS.

Dhe e pamundshmja ka ndodhur – zëri i Freeman i është shtuar navigimit të applikacionit Waze të navigimit të Google, me qëllim të promovimit të aksionit të ardhshëm të quajtur “Londra ka rënë”.

Bile, ai ka bërë një hap të guximshëm – ata të cilët do ta shkarkojnë apliacionin do ta vënë re se Morgaan Freeman flet sikur të ishte zëvendës-presidenti Allen Trumbull dhe i adresohet shfrytëzuesit sikur ai të ishte Presidenti. Është një përvojë e çuditshme por përmbushëse.