Momenti kur Shpend Ahmeti dhe babai i Valon Behramit sulmohen nga huliganët maqedonas (Video)

230

Në fotografitë dhe videon që sjellin mediet nga Maqedonia, shihet se si Shpend Ahmeti, babai i futbollistit Valon Behrami, Ragip Behrami, dhe disa miq të tyre, janë sulmuar nga huliganë maqedonas në derbin e Superligës së Maqedonisë – mes Vardarit dhe Shkëndijës.

Ata janë larguar nga stadiumi nën masa të mëdha të sigurisë, kur ishin të rrethuar nga tifozët huliganë vendas që vazhdimisht sulmonin duke hedhur edhe gjësende të forta në drejtim të tyre.