MKRS e përgëzon Prishtinën për fitore dhe i uron titullin e Superligës

119

Prishtina është shpallur kampione e Kosovës për edicionin 2020/21, shkruan Gazetasheshi.com.

Ky sukses për bardhekaltërit erdhi vetëm pas 8-të viteve, kjo erdhi pas fitores në udhëtim duke e mposhtur Gjilanin me rezultat 1:2.

Urimi i parë për skuadrën nga kryeqyteti ka ardhur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporiti (MKRS), duke e përgëzuar Prishtinën për arritjen e titullit.

Postimi i plotë:

“KF Prishtina Kampion i Supërligës së Kosovës!

Në ndeshjen e sotme ndërmjet KF Prishtina dhe KF Gjilanit, futbollistët nga Prishtina siguruan titullin e kampionit të Supërligës së Kosovës për edicionin 2020/2021.

Kryeqytetasit siguruan titullin e kampionit një javë para përfundimit të kampionatit. Kjo është hera e njëmbëdhjetë që Prishtina fiton trofeun e më të mirit.

Prishtina do të përfaqësoj Kosovën në garat Evropiane, ndërsa gjatë javës së ardhshme do të zhvillohet xhiroja e fundit ku përcaktohet edhe nënkampioni i Kosovës. E përgëzojmë Prishtinën për fitoren, dhe i urojmë suksese ekipeve tjera”, thuhet në njoftimin e MKR-së.

Ndërsa ju rikujtojmë që skuadra e Prishtinës përveç titullit ka arritur edhe një sukses historik, ku për herë të parë do të luajë në parakualifikueset e Ligës së Kampionëve.

/GazetaSheshi/