Mjeket largojne nga foshnja 15 muajshe fetusin e binjakut qe po rritej brenda trupit te saj

163

Stomaku i një foshnje ishte aq shumë i fryrë sa ajo as mund të hante dhe pinte, por pas vizitës në spital ka ardhur edhe zbulimi shokuese edhe për vetë mjekët.

Brenda trupit të saj ata gjetën një masë kockash, mishi dhe flokësh brenda barkut të vogëlushes 15 muajshe.

“Binjaku” parazit ushqehej nga vogëlushja, pasi kishte krijuar një lidhje ku brenda tij qarkullonte gjaku i vogëlushes.

Ajo u diagnostikua me “Fetus brenda fetusit” një situatë aq e rrallë sa në të gjithë botën janë raportuar 200 raste të tilla.

Zbulimi shokues kishte ardhur pasi prindërit e saj e dërguan në spital për një ndërhyrje kirurgjikale pasi dyshohej se kishte kancer, por ajo çfarë doli nuk kishte lidhje me sëmundjen vdekje prurëse.

Pas ndërhyrjes së mjekëve të cilët i hoqën “binjakun”, ajo tashmë gëzon shëndet të plotë dhe ka rifilluar të ushqehet normalisht.