Mitrovica rivalizon Hajvalinë, transferon 8 futbolliste

318

Futbolli femëror në Kosovë është duke u bërë gjithnjë e më interesant me dy skuadrat që thanë fjalën kryesore edicionin e kaluar, Hajvalinë kampione dhe fituese të Kupës dhe Mitrovicën që deri në momentet e fundit shpresojë.

Përderisa Hajvalia u përforcua maksimalisht për ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve, Mitrovica është kundëpërgjigjur me 8 transferime interesante, njofton faqja e klubit, transmeton Gazeta Sheshi.

Tri prej tetë futbollistëve janë nga Tirana. Fjala është për Rabie Totën, Irisa Beqiragën dhe Daniela Kodrën.

Ekipi i trajnerit Seid Ombashi ia rrëmbeu 13 Qershorit Shkurta Maliqin, Fatbardha Osmanin dhe Albana Qunin, kurse nga Ferizaj transferoi Mimoza Islamin dhe Marigona Tahirin.

Mitrovica edicionin e kaluar ishte nënkampione dhe finaliste e Kupës.