Mitrovica reagon pas marrjes së licencës: “Na priftë e mbara në Ligën e Kampionëve”

198

Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së, ka shyqrtuar dokumentacionet e kluveve aplikuese për lincencim, shkruan Gazetasheshi.com

Pas shqyrtimit të dokumentacionit të klubeve aplikuese për licencim, në bazë të kritereve të plotësuara ka marrë vendim për licencimin e disa prej klubeve të Superligës.

Kriteret për lincencim i ka plotësuar edhe skuadra e femrave KFF Mitrovica, e cila në faqen e tyre zyrtare janë shprehur të lumtur për licensimin e skuadrës në garat e UEFA-s.

Postimi i plotë:

Sot pranuam konfirmimin nga FFK që klubi ynë Kff Mitrovica është licensuar për garat e UEFA-së për edicionin garues 2021/22.

Një falenderim shkon për komisionin vlerësues të FFK-së , mirëpo falenderimi kryesor shkon për drejtorin financiar Besart Ymeri i cili e rregulloi të gjithë dokumentacioni që klubi ynë te licensohet për herë të dytë ashtu si të gjitha ekipet e Superligës te meshkujt.

Edhe pse kanë mbetur vetëm edhe dy gjiro deri në përfundim të kampionati për tu shpallur edhe zyrtarisht kampion.

Na prift e mbara ne champions league për herë të katërt.

Dy xhiro pa përfunduar kampionati vashat mitrovicase gjenden në vendin e parë me plotë 49 pikë dhe me një golaverzh të frikshëm +136 (140 gola të shënuar, vetëm 4 të pranuara).

/GazetaSheshi/