Mirsad Sylejmani aksionari kryesor te KF Vitia, këto janë zhvillimet e fundit

744

Klubet futbollistike në Kosovë janë duke vazhduar përgatitjet për stinorin e ri i cili pritet të jetë mjaftë i nxehtë.

Edhe tek skuadra e Ligës së Parë, KF Vitia, ka pasur ndryshime në stafin udhëheqësh, raporton Gazetasheshi.com

Mirsad Sylejmani pritet që t’i udhëheqë të gjitha aksionet tek skuadra e Vitisë pasi që është arritur marrëveshja me ish-aksionarin, Florent Eminin.

Emini i ka falënderuar të gjithë qytetarët dhe sportdashësit e komunës së Vitisë për përkrahjen, dhe e ka uruar Sylejmanin për postin e ri.

Gjithashtu, “Sheshi” mëson se klubi do t’i filloj stërvitjet ditën e mërkure dhe ne do t’ju mbajmë të informuar rreth zhvillimeve të fundit tek klubi nga Anamorava.

/Gazeta Sheshi/