“Mirësevini, pikë nuk keni”

210

E mbani mend klubin e futbollit Sharri nga Hani i Elezit?

Skuadra kosovare që ishte ‘ferr’ për rivalët veçmas kur luante si vendas, tashmë është shuar dhe ka vite që nuk zhvillon aktivitet nëpër Ligat e Kosovës.

Megjithatë, ky klub do të mbahet mend për moton interesante që e ka pasur, shkruan Gazeta Sheshi.

“Mirësevini, pikë nuk keni”, ishte moto e Sharrit, që nënkuptonte se importimi i ndonjë pike nga Hani i Elezit nga mysafirët ishte i pamundur.

Në të shumtën e rasteve kështu edhe ka ndodhur, o me qejf, o me zor.